Sensitive Society ndihmon për të mbledhur fonde për fëmijët me aftësi ndryshe

 

 

Sensitive Club nga Epoka u bashkua me emisionin E diell ne Top Channel për të mbledhur fonde për fëmijët me aftësi ndryshe. Epoka University dhuroi sete materialesh didaktike dhe mësimore si pjesë e iniciativës ‘Hero Për Fëmijët’ këtë të shtunë. Tek Parku Rinia kishte muzikë, lojëra për fëmijët dhe surpriza të tjera. E gjithë kjo per t’ju dhuruar fëmijëve të shkollës Luigj Gurakuqi një mundësi për një jetë sa më të bukur. Në të ardhmen iniciativa ‘Hero Për Fëmijët’ do të vazhdojë të sensibilizojë shoqërinë për fëmijët me aftësi ndryshe, për të eliminuar stigmën, frikën, dhe keqardhjen, dhe për të shtuar dashurinë, pranimin dhe afrimin e fëmijëve me aftësi ndryshe.
Shpresojmë mesazhi ynë i dashurisë dhe afrimit në lidhje me fëmijët me aftësi ndryshe të arrijë tek te gjithë ju. Kjo puntatë e emisionit ‘E Diell ne Top Channel’ ia arriti qëllimit të përcjelli mesazhin pozitiv në lidhje me fëmijët me aftësi ndryshe.
Fëmijët e shkollës Luigj Gurakuqi janë gëzuar shumë me dhuratat e Epokës. Ne jemi te lumtur për këtë dhe do të vazhdojme të kontribuojme në cdo inisiative të ngjashme.

 

Polls

Sorry, there are no polls available at the moment.