Levizja civile për një Shqipëri të pastër gjen mbështetjen e studenteve tanë.

Më datë 21 Nëntor 2014, 20 anëtarë të Klubit Studentor “Sensitive Society” të Universitetit Epoka, u bënë pjesë e fushatës kombëtare të pastrimit të vendit tonë: “Ta pastrojmë Shqipërine në një ditë!”. Fushata synon edukimin qytetar për ta mbajtur Shqipërinë të pastër cdo ditë dhe kulmon më 21 Nëntor 2014. Kjo lëvizje civile, e cila ka gjetur dhe mbështetjen e Qeverisë Shqiptare, së bashku me gjithë Bashkitë, Institucionet Publike, Shoqatat Shqiptare dhe Komunitetin Ndërkombëtar, është pjesë e lëvizjes botërore “Let’s do it World”.
Studentët e Sensitive Society Club, në koordinim dhe me anetarët e shoqatës Green Line Albania, ishin përgjegjes për pastrimin e territorit që mbulohet nga Minibashkia 7 e qytetit të Tiranës. Green Line Albania është një shoqatë jo-fitimprurëse, e cila është iniciatorja e lëvizjes civile “Ta Pastrojmë Shqipërinë në Një Ditë”.

Polls

Sorry, there are no polls available at the moment.