Cameria fiton serish…

Fitues i turneut të mini-futbollit u shpall skuadra e Departamentit të Inxhinierisë së Ndërtimit, “Çamëria”, e cila mposhti në finale “ARCH 4″ me rezultatin përfundimtar 3-1. Në fund të ndeshjes Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi ALTIN dhe Dekani i Fakultetit të Arkitekturës dhe Inxhinierisë, Assoc. Prof. Dr. Yavuz YARDIM ndanë medaljet për ekipet finaliste dhe i dorëzuan skuadrës fituese kupën e turneut. Gjatë ceremonisë, Prof. Dr. Remzi ALTIN tha se Universiteti Epoka i kushton një rëndësi të veçantë organizimit të përvitshëm të kampionatit të mini-futbollit dhe aktiviteteve të tjera sportive, ku ekipet e zgjedhura nga departamente të ndryshme të universitetit konkurojnë me njëra-tjetrën.

Ky është viti i 6-të që Klubi studentor i Sporteve në Universitetin Epoka organizon një turnen e mini-futbollit mes skuadrave të departamenteve të ndryshme të të dy fakuleteteve. Në një periudhë 3 mujore 17 skuadra të ndryshme janë ndeshur në fazën e grupeve dhe më pas në fazën e dytë të takimeve direkte.

Polls

Sorry, there are no polls available at the moment.